Mashkulli më i bukur i Italisë, 21-vjeçari lë modelingun për t’u bërë prift

Mashkulli më i bukur i Italisë, 21-vjeçari…

I riu në foto, është Edoardo Santini vetëm 21 vjeç. I riu u votua si mashkulli më i bukur i Italisë në vitin 2019, kur ishte 17 vjeç, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE. Edoardo ka vendosur të heqë dorë nga modelingu dhe t’i përkushtohet fesë. Ai ka vendosur të heqë dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë një yll në fushën e modelingut.

Pas një jete studimi për dramë dhe kërcim dhe ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale se do të heqë dorë nga karriera për t’u futur në rrugën e Zotit. Konvertimi i Edoardo Santinit, modelit 21-vjeçar që po studion për t’u bërë prift, filloi nga fundi i vitit 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2022.

“Në moshën 21-vjeçare e gjej veten në rrugën drejt të bërit prift, dashtë Zoti”, tha Edoardo, duke treguar se i ishte bashkuar një seminari pranë Firences. Djali më i pashëm i Italisë tregon se një vit më parë kishte jetuar me dy priftërinj, duke e cilësuar këtë gjë si përvojën më të mirë të jetës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit