Mashtrimi në call center, investime 250 euro për blerje aksionesh, u tregoheshin fitime false

Mashtrimi në call center, investime 250 euro…

SPAK ka marrë denoncime nga mijëra qytetarë europianë, për një skemë mashtrimi të call centerit në Shqipëri.

Mijëra euro të zhvatura që në fillim u depozituan në llogari bankare në vendet balltike dhe më pas humbën në valurë dixhitale.

“Viktimat” kontaktoheshin nga operatorët, ku u kërkohej të investonin 250 euro për blerje aksionesh në Amazone, me idenë që shuma e dhënë do shumëfishohej shumë shpejt.

Denoncuesit shprehen se në vetë pa ditë ata panë sesi shuma po shtohej, dhe të joshur nga paraja vazhduan dhe më tej, por kjo ishte vetëm një skemë mashtrimi, dhe se në fakt atapo humbisnin milionat.

Avokati Bledar Meminaj këmbëngul se hetimi duhet të zbulojë protagonistët kryesorë të këtij aktivitet

Bledar Meminaj: Depozita e parë 250 EUROSHI apo si quhet ndryshe FTD në gjuhën e operatorëve. KËTU fillon loja, pastaj viktima kalon tek operatori i dytë dhe i tretë që quhet first dhe është më i përgatitur.

Viktima kërkon që një pjesë e fitimeve ti kthehen mbrapsht, kjo gjë nuk ndodh. Ato para që ai shikon nuk kanë vajtur në konton e tij ku ai i shikon thjesht si numra, por janë kthyer në kriptomonedhë dhe nga kriptomonedhe zhduken.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit