Mashtrimi për investime në bursa/ Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për tetë të arrestuarit

Mashtrimi për investime në bursa/ Gjykata e…

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për të gjithë të arrestuarit e operacionit “North Forex”. Bëhet fjalë për 8 të rinjtë Elisa Kolndreu, 22 vjeçe, Olda Shpendi, 20 vjeçe, Aishe Baci, 30 vjeçe, Senada Alija, 21 vjeçe, Sonila Alija, 24 vjeçe, Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe, të akuzuar për mashtrim përmes programeve kompjuterike.

Në kërkim nga policia janë shpallur 3 të tjerë. Këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak P. W., (në kërkim) i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Ysniela Dalipi, K. M. dhe Nikolin Toma.

Kjo skemë ushtrohej në vende të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit