Mashtroi klienten dhe i mori 4200 euro, prangoset avokati në Elbasan

Mashtroi klienten dhe i mori 4200 euro,…

Një avokat në Elbasan është arrestuar për mashtrim. Sipas informacioneve, avokati 51-vjeçar ka mushtuar klienten e tij duke i marrë 4200 euro për të ndjekur në gjykatë dy çështje gjyqësore. Por në të vërtetë avokati nuk kishte bërë asnjë procedurë për ndjekjen e këtyre dy çështjeve. 

Pasi ka konstatuar këtë mashtrim klientja e tij ka bërë menjëherë denoncimin në Policinë e Elbasanit.

“I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet 51-vjeçari, me profesion avokat Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa bëhet me dije se, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit