Mashtronte me vizat amerikane, i riu: Kam ndihmuar qytetarët

Mashtronte me vizat amerikane, i riu: Kam…

Renato Nasto është i riu i cili nëpërmjet rrjetit social “Instagram” kishte hapur një faqe me emrin “viza_amerikane_insider”. Në faqen në instagram të biznesit të tij, Nasto shkruante se siguronte viza Amerikane me garanci 100%.

I riu, një nga pesë të arrestuarit që u prangos dy ditë më parë për mashtrim me vizat amerikane, deklaroi sot para Gjykatës së Tiranës se nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ndihmuar qytetarët me aplikimet për vizat amerikane duke u marrë pagesën në përfundim të procedurave.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 Euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e Prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, tha ai para trupës gjykuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit