Mashtruan dhe shpërdoruan detyrën, nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e klubit të futbollit shqiptar

Mashtruan dhe shpërdoruan detyrën, nisin hetimet për…

Manipulimi i zgjedhjeve në futboll ka sjellë procedimin penal të kryetarit dhe anëtarit të shoqatës së KF Erzeni> Personat që pritet të hetohen janë shtetasit Marius Shahini me detyrë kryetar i shoqatës së Erzenit, si dhe Fundim Dollaku, anëtar i së njëjtës shoqatë. Personat në fjalë janë proceduar nga policia pasi se dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak. Ata akuzohen për akuzën e mashtrimit, shpërdorimit të kompetencave dhe të detyrës.

Njoftimi i policisë Durrës:


Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit