Mashtruan ndjekësit me shumën prej $250.000, burgosen për 2 muaj dy modelet seksi

Mashtruan ndjekësit me shumën prej $250.000, burgosen…

2 modelet e njohura në rrjete sociale Simge Barankoglu dhe Yesim Aydin, të cilat së bashku kanë miliona ndjekësa në rrjetet sociale, justifikoheshin se ishin gënjyer për të reklamuar në faqet e tyre mashtrimin me lojën e shpërblimit.

Modelet e njohura të Instagramit u kapën duke promovuar mashtrimin financiar online, por pas 2 muajsh janë liruar me kusht nga burgosja.

Modelet dhe bashkëpunëtorët e tyre besohet të kenë mashtruar më shumë se 250 veta në gjithë Turqinë duke ju marrë shuma marramendëse, një shumë prej 3 milionë lira turke ($250,000) brenda një periudhë të shkurtër.

Në deklaratën e saj Barankoglu tha: “Unë jetoj me paratë e reklamave në rrjetet sociale. Mendova se ishte si çdo reklamë tjetër, nuk i njoh as palët organizatore as ankimuesit, nuk i pranoj akuzat”.

Dy modelet që qëndruan në burg për 56 ditë, u liruan me kusht në pritje të gjyqit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit