“Mashtrues”, Flavio Qarri dhe Ermal Mamaqi përplasen me njëri-tjetrin

“Mashtrues”, Flavio Qarri dhe Ermal Mamaqi përplasen…

Gazetari Flavio Qarri ka komentuar mbi librin e Ermal Mamaqit duke e cilësuar këtë të fundit si mashkrues. Sipas tij, aktori shet sukses pa patur sukses.“

“Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe cfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Flavio dhe Ermali janë përplasur në një program ku nuk kanë munguar tonet e larta.

Problemi im qe kam me ty dhe me të gjithë rracën e njerëzve si ty, është që se pse unë nuk duhet të shkruaj libër…”, tha Ermali.

“O Ermal po e agreson pak tonin. Më mirë jo, më dëgjo mua.”, tha Flavio.

“Ti më the mashtrues…”, vijoi Ermali.

“Kam marr mundimin, kam dalë ditën e ditëlindjes time me këmbë të ndrydhur për t’i qëndruar opionionit tim.Shihe edhe një herë me vëmendje intervistën dhe besoj se do jesh e ti dakord me mua. Kështu që edhe me tonin pak më ëmbël” përfundoi Flavio.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit