Mashtruesi lushnjar bënte kërdinë me kredi, arrestohet nga policia

Mashtruesi lushnjar bënte kërdinë me kredi, arrestohet…

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje e falsifikim dokumentesh.

I riu me inicialet E.B., punonte në një fondacion financiar jobankar, si një oficer kredie.

Duke falsifikuar dokumentet, ai mashtronte shumë persona, që i pajiste me kredi në emrin e tyre, ndërkohë vlerën e kredive i përfitonte vetë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:

  1. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”

31-vjeçari, duke qn oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit