Mashtruesit e Fondit Besa: Thjeshtë hapni një llogari bankare dhe fitoni 500 mijë lekë të vjetra

Mashtruesit e Fondit Besa: Thjeshtë hapni një…

Historitë me mashtrime dhe përfitime në kurriz të qytetarëve shqiptarë nuk kanë të sosur. Kësaj here bëhet fjalë për Fondin Besa, edhe pse në redaksinë tonë kanë ardhur shpeshherë denoncime kundër këtij institucioni financiar jobankë, u desh një hetim i thelluar nga Krimi Ekonomik në Tiranë që të dilte në pah një mënyrë e zhvatjes së klientëve hallexhinj që trokasin në dyert e këtij institucioni.

Si rezultat i në hetimi disa mujor është shpallur në kërkim Ledi Vrapi, ndërsa për tre punonjëset  Lindita Ndroqi, Eros Aliu, Lindita Peçi është caktuar masa arrest shtëpie, gjithashtu edhe noterja Majlinda Demollari, për të cilën Gjykata e Tiranës ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte pjesë e skemës së mashtrimit.

 Si vepronte grupi i mashtruesve?

Ledio Vrapi u kërkonte personave të njohur të hapnin një llogari bankare tek Fondi Besa ku do të hidhësin para për llogari të tij. Më pas me ndihmën e punonjëseve ai merrte kredi në vlerat 5 ose 7 milion lekët të vjetra. Qytetarët i merrni paratë nga llogaria dhe i dorëzonin tek Ledio Vrapi, pa e kuptuar që kredia ishte marrë në kurriz të tyre. Ai u jepte si shpërblim 500 mijë lekë të vjetra secilit.

Ledio Vrapi duke gënjyer ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit të 11 personave dhe ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredisë, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

Më pas noteraj Majlinda Demollari bëntë noterizimin e kontrateve pa qenë të pranishëm personat. Nga kjo skemë mashtrimi janë prekur rreth 11 persona.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit