Masiv gurësh në aksin prej 260 mln €, Qukës–Qafë Plloçë/ rrezikohen qytetarët

Masiv gurësh në aksin prej 260 mln…

Një masiv dheu dhe shkëmbi ka bllokuar sot aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë, në afërsi të tuneleve, duke detyruar autoritetet të devijojnë qarkullimin në një bypass provizor. Ndërsa zyrtarisht fajësohen reshjet, specialistë dhe qytetarë theksojnë se problemi nuk lidhet me motin, por me punimet e dobëta, mbikëqyrjen e mangët dhe kostot e fryra të një projekti që ka arritur në 260 milionë euro.

Skandalet e ditëve të fundit kanë ekspozuar mënyrën se si zv. kryeministrja Belinda Balluku, aktualisht e pezulluar, i ka ndarë tenderat në vlera miliona euro përmes komunikimeve të dyshimta dhe jo përmes garave të rregullta. Këto praktika kanë rritur dyshimet se një pjesë e fondeve nuk ka shkuar për cilësi, por për interesa të tjera.

Rrëshqitja e sotme e ka bërë edhe më të qartë rrezikun: Sot mund të kishim pasur pasoja fatale në jetë qytetarësh, fakti që ka vetëm dëme materiale është pothuajse fat. Rasti ne fjalë  është shembulli më i qartë se kur një projekt infrastrukturor paguhet si europian dhe ndërtohet si “për t’u larë shpejt”, rezultati është pikërisht ky: një rrugë strategjike bllokohet me një shi të parë serioz.

Kompania kontraktore është detyruar të hapë një bypass të përkohshëm, një zgjidhje që tregon se segmenti nuk ishte gati për përdorim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit