Maska për gratë myslimane që punojnë në vijën e frontit, nisma e modeles së famshme

Maska për gratë myslimane që punojnë në…

Modelja dhe aktivistja 22-vjeçare, Halima Aden, po tregon se ajo nuk është vetëm një “kukull” e pasarelave, por edhe një vajzë që i pëlqen filantropia.

Ajo po prezanton së fundi një version gjithëpërfshirës të ‘aksesorit’ më të domosdoshëm të kësaj vere, maskës së fytyrës, shkruan “People”.

Modelja Aden, u bashkua kohët e fundit me kompaninë e teknologjisë “AI Anyëear”, duke bërë një bashkëpunim për të dizajnuar mbulesa dhe maska për fytyrën, për punonjësit shëndetësor të vijës së parë, në mesin e pandemisë koronavirus.

Nisma interesante e modeles Aden, është pjesë e një projekti të njohur si “Banding Together”, një koleksion i maskave të ndryshme të fytyrës të përshtatura me vendin ku të kapen, me hixhab, që sigurojnë që maska të qëndrojë sa më mirë në fytyrë, krijuar në partneritet me “Allure”.

Image

Linja e modeles së “Sports Illustrated”, përfshin maska dhe mbulesa në çmim 52 dollarë me një shumëllojshmëri të ngjyrave, të cilat u janë dedikuar kryesisht grave myslimane.

Sipas përshkrimit të produktit në internet, dizajnet e Aden, kanë vendin e përshtatshëm ku do të kapen maskat pas kokës dhe janë mjaftë komode dhe kanë hijeshi edhe me fytyrën.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit