"Maskat" e armatosur grabisin noterin e njohur, marrin 20 mln lekë dhe dy çelësa makinash

“Maskat” e armatosur grabisin noterin e njohur,…

Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Sarandës është regjistruar një grabitje me armë zjarri.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur para dy orësh, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Persona të maskuar dhe të pajisur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Thoma Kaç, 63 vjeç dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të grabisin 20 milionë lekë të vjetra dhe dy çelësa makinash.

Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Pronari i banesës nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit