“Maskat” futen në shtëpinë e këngëtares shqiptare, i grabisin 10 mijë euro dhe bizhuteri

“Maskat” futen në shtëpinë e këngëtares shqiptare,…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kosovë. Mësohet se një ditë   më parë është grabitur shtëpia e këngëtares së njohur nga Kosova, Adelina Berisha. Sipas policisë në Kosovë, grabitja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit”.

Policia:

Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit.

Kujtojmë se në vitin 2016, këngëtares Adelina Berisha i është djegur makina, ndërsa para një ditë i janë grabitur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit