Maskat mësyjnë shtëpinë në Zall Herr, nën kërcënimin e armëve lidhin familjarët dhe…

Maskat mësyjnë shtëpinë në Zall Herr, nën…

Një shtëpi ka rënë pre e maskave gjatë natës së sotme në Zall Herr, Tiranë.

News 24 raporton se tre hajdutë kanë hynë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur familjarët dhe më pas kanë marrë sendet me vlerë dhe paratë që familja kishte në shtëpi.

Mësohet se sapo grabitësit kanë ikur nga shtëpia, familja ka marrë në telefon policinë.

Gjatë hetimeve policia ka bërë shoqërimin në komisariat të 10 personave të dyshuar, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit