Materazzi zbulon se çfarë i tha Zidane që e bëri të reagonte në atë mënyrë

Materazzi zbulon se çfarë i tha Zidane…

Marco Materazzi më në fund e ka bërë të ditur versionin e plotë se çfarë e shtyri Zidane që ta godasë me kokë italianin në Kampionatin Botëror të vitit 2006.

Gjatë viteve ka pasur spekulime të ndryshme për arsyen që e bëri francezin të reagojë në atë mënyrë, pasi që ata kishin duele të ashpëra gjatë tërë ndeshjes.

“Goditja e Zidane? Nuk po e prisja në atë moment.”- tha Italiani në një intervistë për gazetën spanjolle AS. “Isha me fat që isha i zënë në befasi, sepse nëse do ta dija që do të ndodhte diçka e tillë, jam i sigurt që të dytë do të përfundonim me përjashtim nga loja.”- shtoi Materazzi.

“Kishte kontakte dhe duele mes nesh në zonë. Ai kishte shënuar golin për Francën në pjesën e parë dhe trajneri (Marcello Lippi) më tha ta markoja atë. Pas duelit të parë, unë i kërkova falje, por ai u soll keq. Pastaj gjatë ndeshjes, mendoj se ishte dueli i tretë mes nesh kur unë u tërbova dhe ai më tha: “Mos u brengos, do t’a jap fanellën time më vonë”. Unë u përgjigja duke i thënë se preferoj t’a kem motrën e tij më shumë se fanellën, dhe ky është momenti i incidentit.

E di që fjalët e mija ishin të pa nevojshme, por nuk ishte nevoja për atë reagim. Pothuajse në të gjitha ndeshjet unë dëgjoj fjalë edhe më të rënda.”- përfundoi Matterazi.

Ky moment i çmendurisë nga Zizou erdhi në minutën e 110 të lojës, pak minuta para ekzekutimit të penalltive ku italianët fituan dhe u shpallën kampionë të botës për të katërtën herë në histori. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit