Matura 2020 ose 'Matura e Turit'/ Plas humori në rrjetet sociale, ja memet më pikante

Matura 2020 ose ‘Matura e Turit’/ Plas…

Me të drejtë matura e vitit 2020 në Shqipëri do të njihet edhe ndryshe si “Matura e Turit”, kjo për shkak të pyetjeve pa kuptim të provimit të letërsisë, të hartuara nga Ministria e Arsimit, të cilat kanë ngritur maturantët në të gjithë Shqipërinë në protestë.

Këta të fundit, prej të premtes kanë nisur një protestë lidhur me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ku nuk kanë munguar pyetjet absurde. Por duket se bashkë me skandalin që po konsumohet dhe deri tani nuk po njeh përgjegjës, edhe humori i zi në rrjetet sociale po e shoqëron gjithë këtë situatë.

 Një prej këtyre pyetjeve, e cila po shoqërohet me meme mjaftë sarkastike në rrjetet sociale, është ajo mbi “Turin”.

Sipas pyetjes së MA-së, “ai së bashku me disa shokë është duke lundruar me një varkë dhe hasin në vështirësi pasi deti kishte dallgë. Pyetja që është bërë në test për maturantët, është se çfarë veprimi kishte bërë Turi në momentin kur varka po mbytej”.

Se ç’lidhje ka kjo pyetje me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nuk dihet, por në rrjet ajo ka prodhuar humor të zi pafund.

Aktori Julian Deda, në një postim shkruan se, Turi është infektuar me COVID-19 dhe kërkon nga publiku të gjejnë se çfarë ka bërë ai pasi e ka marrë vesh që ishte sëmurë.

“Pyetje: Turi shkoi te spitalet per te vizituar nje shokun e tij, qe kishte operuar apendisitin. Gjate vizites aty, Turi u infektua me Covid19. Çfare beri Turi pasi e mori vesh? a) Duke u perqendruar, Turi u perpoq te kujtonte kush mutin ja ngjiti? b) Turi nuk e vuri ujin ne zjarr, sepse gjithsesi e dinte qe do infektonte edhe miqte e tij? c) Turi u hodh nga dritarja e pare majtas e spitalit duke u bere direkt anetar i partise socialiste per merita te veçanta ne shoqeri?”,- shkruan aktori Julian Deda.

Ndërkohë në një postim në mediat sociale, moderatorja Eva Idrizllari, jep katër alternativa se cili mund të jetë Turi.

“Gjeni kush eshte #Turi i testit: A – Arturo Ui B – Artur Zheji C – Artur Çani D – Artur Gorishti ?”,- shkruan modetatorja Eva Idrizllari.

I njohur si njeriu i memeve, Genc Sejko, e krahason Turin e testit të maturës me një gomar, me Edi Ramën, Ilir Metën, por sërisht mbetet enigmë se kush është Turi.

Memeve për Turin nuk i ka shpëtuar as një reagim humoristik në emër të Presidentit Trump.

Të paktën hartuesit e testit të provimit të maturës duhet të sqarojnë pse zgjodhën të bëjnë personazh “Turin”, a mos është ai një Rilindas që “tradhëtoi” shokët në varkë…?

[ngg src=”galleries” ids=”8″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit