Matura/ Shahini: Të trija raundet e regjistrimit në universitet në U-albania, kush përfiton bursë

Matura/ Shahini: Të trija raundet e regjistrimit…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha sot se regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania. Shahini, në një konference për mediat, njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për artet dhe Sportet.

“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme të notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5”, tha ministrja.

Ajo bëri me dije se për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. “Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”, tha.

Shahini tha se është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet, si dhe është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë. 

Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo ministria e Arsimit, deklaroi.

Regjistrimi

Ministrja bëri me dije se në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. ”Këtë vit do të jenë të tre raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit”, tha.

Kush përfiton bursë

Ministrja informoi dhe se kush kategori përfiton bursa: Bursa përfitojnë studentët me notë 9 dhe 10 dhe studentët e familjeve në nevojë.

Ajo shtoi se do të ketë përgjysmim i tarifave për studentët që kanë mbajtur mesataren mbi 6.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit