Matura/ U tha se nuk lejohej telefoni, por si u fotografuan këto?!

Matura/ U tha se nuk lejohej telefoni,…

Maturantët kanë dhënë ditën e djeshme më 8 qershor 2020, provimin e tyre të parë shtetëror, atë të gjuhës së huaj.

Përveç rregullave bazë kundër përhapjes së COVID-19, në fuqi janë edhe rregullat për të kryer me seriozitet provimin dhe mos kopjuar. Por, duket se ky rregull i fundit së paku nuk është zbatuar, sepse në internet janë publikuar tashmë fletat e provimit, të fotografuara me celular nga maturantët.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka publikuar disa prej këtyre fletëve duke ngritur këtë pikëpyetje për seriozitetin e punës së Ministrisë së Arsimit.

“Ky ishte provimi në Urën Vajgurore! Thuhej që nuk lejohej telefoni në ambientet e provimit, por si janë fotografuar këto?!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit