Maturantët në të gjithë vendin protestojnë për provimin e matematikës: Kësaj here Turi është Sindi

Maturantët në të gjithë vendin protestojnë për…

Protesta në të gjithë vendin janë organizuar nga maturantët gjatë ditës së sotme, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër.

Këto organizime kanë ardhur si pasojë e pakënaqësisë së studentëve ndaj nivelit të provimit të matematikës që u mbajt ditën e djeshme në të gjitha rrethet e vendit.

Sipas fjalëve të tyre, maturantët në të gjithë vendin kanë përmendur edhe ‘rastin e sindit’ që sipas tyre ishte një ushtrim i pakuptimtë.

“Kësaj herë Turi është Sindi”- u shprehën ata, duke bërë një krahasim edhe me rastin e kaluar të provimit të letërsisë ku rasti i ‘Turit me Varkë’ u bë viral.

Kërkesa kryesore e maturantëve ishte që niveli për të marrë notën të ulej, pasi vështirësia kishte qenë shumë e madhe dhe ushtrimet e paraqitura në provim nuk i kishin bërë gjatë kurrikulës mësimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit