Maturanti: Më qan shpirti, ministria po hakmerret me ne

Maturanti: Më qan shpirti, ministria po hakmerret…

Një prej maturantëve që ka protestuar sot ka bërë me dije kërkesat e tyre, duke thënë se do vijojnë deri në fund të flasin për problemet e tyre.

Ai u shpreh se ministria nuk i dëgjon nxënësit, por ka rritur dhe kriteret për pranimin në universitet.

“Sapo mora vesh që mesatarja për pranimin në fakultet do jetë 7.5 kjo është një diskrimin që po na bëhet. Ne nuk na dëgjuan për kërkesat tona, por po na injorojnë dhe po na injorojnë. Ne kemi kërkuar dhe heqjen e emrin në provim siç ka qenë më herët, prandaj i bëjmë thirrje ministrisë të na dëgjojë. Por nuk i heqin emrat pasi ata duan të kërcënojnë”, u shpreh ai.

Ndërkohë një student tjetër u shpreh se  po u shkelen të drejtat dhe Ministria e Arsimit po hakmerret ndaj tyre. “Më qan shpirti nga brenda, për ju për veten tuaj. Ne jemi këtu për të drejtat tona. Kjo që po na bën ministria është hakmarrje, denigrim, përçim, po shkel të gjitha të drejtat tona”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit