Mazniku rrëfen udhëtimin në Dubai: Darka e parë, më e mirë se e dyta! Gruaja e Fugës ishte në funksion privat…

Mazniku rrëfen udhëtimin në Dubai: Darka e…

Nënkryetari i Bashkisë së  Tiranës, Arbian Mazniku, ka rrëfyer darkën e famshme tek “Nusreti” në Dubai, ku veç tij, merrnin pjesë ministrat e qeverisë, Balluku dhe Ahmetaj, Endri Fuga i kryeministrisë dhe ERTV-së i shoqëruar nga bashkëshortja dhe biznesmeni Mane.

Mazniku përsëriti edhe njëherë shpjegimin që bëri Edi Rama, se ministrat ishin në Dubai për punë dhe jo për pushime. Ai tha se restoranti dhe menuja janë zgjedhur nga pala pritëse. Lidhur me prezencën e gruas së Endri Fugës në darkë, që shkaktoi më shumë habi edhe se prezenca e ministrave në darkën me biftek tek Nusreti, Mazniku tha se ajo ka qenë në funksion privat.

Pjesë nga biseda:

Arbjan Mazniku: Në vazhdën e një lajmi si ai i juaji edhe unë si qytetar po të mos kisha qenë atje, por të shihja lajmet, do të isha shumë i indinjuar. Është portretizuar në mënyrë të padrejtë në shumë media. Shkuam në Dubai si një delegacion qeveritar, të dakordësuar prej muajsh, si tentativë e qeverisë shqiptare dhe të Dubait, për të sjellë një ndër kompanitë më të mëdha në botë, Emar group. Është kompania që ka bërë ndërtesën më të lartë në botë dhe ka ndërtuar pjesën më të madhe të Dubait. Është kompani e mandatuar nga qeveria e Dubait për të ndërtuar 2 mijë banesa për të prekurit e tërmetit. Është palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit, si një port turistik. Nga një fokus industrial në një fokus turistik.

Çim Peka: Cfarë e lidh Bashkinë e Tiranës me portin e Durrësit?

Arbjan Mazniku: Kompania ka interest ë afrohet edhe në qytetin e Tiranës, në Bulevardin e ri dhe zonat përreth Tiranës. Isha për të prezantuar disa vende ku kompania mund të jetë e interesuar. Kishte përfaqësues të medias, kjo shpjegon edhe prezencën e shefit të komunikimit. Ishte darka e dytë, e para ishte në një vend edhe më të mirë, por ishin të paguara nga mikpritësi. Është proces normal në çdo pritje ceremoniale. Pala pritëse, kur i ka ftuar palët, organizon edhe darkat.
…Sa herë ka ceremoni pritëse, ku shkohet dhe cfarë porositet e vendos pala pritëse. Ishte menu e vendosur nga pala pritëse. Edhe kur vijnë delegacionet në Tiranë, ne mundohemi ‘ti sajdisim, t’i çojmë në restorantet më të mira, t’i tregojmë një pamje të mirë.

Andi Bejtja: U ftuat nga kompania apo nga qeveria?

Arbjan Mazniku: U ftuam nga kompania.

Andi Bejtja: Ju përse u ftuat si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës? Keni korespodencë, mund ta na e vini në dispozicion?

Arbjan Mazniku: Kam zhvilluar takim në Tiranë me zotin Muhamed Alabar. Nëse një kompani e tillë vjen në Shqipëri, i bën nder Tiranës të jetë edhe në Tiranë. Isha i ftuar nga ai por edhe i përzgjedhur nga grupi i delegacionit shqiptar.

Andi Bejtja: A ju ka shprehur interes për Tiranën në korespodencë, a e dispononi?

Arbjan Mazniku: Disponoj mjaftueshëm komunikim të drejtpërdrejt me zotërinë. Një seri komunikimedh me zotin Muhamed Alabar, për interesin që ka për Tiranën.

Andi Bejtja: Po zoti Fuga me bashkëshortën çfarë roli kishin?

Arbjan Mazniku: Ju thashë ka patur grup të përfaqësuesve të medias, komunikimi është pjesë e punës. Prezenca e Fugës lidhet me detyrën e tij.

Çim Peka: Po bashkëshortja e Endri Fugës?

Arbajn Mazniku: Sapo e shpjegova. Ajo ishte në funksion privat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit