Mbahen sot në Tiranë homazhet për Hueyda el Saied, artistja do të prehet në Luksemburg

Mbahen sot në Tiranë homazhet për Hueyda…

Gjatë ditës së sotme u nda jeta artistja më e dashur për publikun shqiptar, Hueyda El Saied. Vajza me origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare, u shua sot në moshën 46-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Bëhet me dije se trupi i pajetë i artistes do të prehet në Luksemburg, atje ku edhe jetonte prej disa kohësh me djalin e saj Gabrielin dhe partnerin e saj. Ndërkohë homazhet në nderim të saj, do të mbahen sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Hueyda El Sayed humbi jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Francë, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje që rezultoi fatale për të. Kujtojmë se artistja ishte një nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. Ajo ka lindur në Tiranë, por është me prejardhje nga Sudani, ndërsa gjithmonë fliste me krenari për origjinën treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit