Mbahet ceremonia e festës së ‘Sulltan Novruzit’, Baba Mondi: Pandemia s’na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit

Mbahet ceremonia e festës së ‘Sulltan Novruzit’,…

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit!

Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se data e sotme ka qenë dhe mbetet unikale.

Gjatë nisjes së ceremonisë, Baba Mondi tha se pavarësisht kufizimeve, kjo situatë nuk i ka penguar besimtarët të jenë shpirtërisht pranë njëri-tjetrit, ndërsa i uroi ata pëe fat e lumturi.

Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha Baba Mondi.

Për të dytin vit radhazi, festa e Sulltan Novruzit mbahet nën kushtë të rrepta pandemie, ku nuk lejohet grumbullimi. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit