"Mbaj mend vetëm kofshët e bukura"/ Avokatja e njohur flet për prezantueset e motit në televizionet shqiptare

“Mbaj mend vetëm kofshët e bukura”/ Avokatja…

Avokatja Dorina Prethi e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews ka prekur një fenomen që vihet re për prezantueset e motit në televizonet shqiptare. Kur në botën perëndimore fokusi qëndron te dhënia e informcioneve për kushtet atmosferike, në vendin tonë ndodh ndryshe. Ekspozimi me veshje të shkurta, të ngushta dhe provokative “u merr mendjen” shikuesve të cilët ndonjëherë harrojnë qëllimin kryesor. Të njëjtën eksperiencë ka kaluar edhe avokatja e njohur.

Me një zë të shqetësuar Prethi tregon se nuk mban mend parashikimin e motit, por veshjen provokuese të vajzës që prezantonte.

“Si një qytetare, në shtëpi me fëmijët e mi, natyrshëm mbaruan lajmet dhe filloi parashikimi i motit. Unë nuk e mbaj mend se si ishte parashikimi i motit. Jam vajzë dhe i respektoj jashtëzakonisht shumë vajzat dhe faktikisht ndihem pak keq që ndoshta atakova një vajzë tjetër.

Veshja kombinohet me sjelljen; vërej që veshja dhe sjellja nuk janë në përputhje me standardin. Mbaj mend vetëm kofshët e bukura të vajzës që transmetonte parashikimin e motit”, tregon ajo.

Avokatja Dorina Prethi nuk është ndalur me kaq. Me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj një shkrim ku fokusi qëndron te fakti që vajzat e zhveshura dhe provokuese të cilat japin motin në shumë televizione shqiptare, nuk janë një shembull i mirë për askënd, duke përfshirë këtu të miturit dhe familjarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit