Mbajmë shënim: në USA gjyqtari i heq nënës kujdestarinë e djalit të saj 11-vjeçar derisa të bëjë vaksinën

Mbajmë shënim: në USA gjyqtari i heq…

Kur Rebecca Firlit u shfaq në seancën gjyqësore virtuale me ish-burrin e saj, ajo priste që kujdestaria e fëmijëve të ishte në qendër të debatit.

Por gjyqtari kishte plane të tjera. “Një nga gjërat e para që më pyeti ishte nëse kisha bërë vaksinën,” tha Firlit, 39 vjeç, për Chicago Sun-Times.

Jam e pavaksinuar, tha ajo, duke shpjeguar se kishte pasur reagime negative ndaj vaksinave në të kaluarën dhe se një mjek e këshilloi që të mos vaksinohej kundër koronavirusit.

Gjyqtari i Qarkut Cook, James Shapiro mori një vendim të paparë: Ai urdhëroi nënën të qëndrojë larg djalit të saj 11-vjeçar derisa të bëjë vaksinën Covid. Babai i fëmijës është i vaksinuar.

Edhe në shtetet e tjera, gjykatësit i kanë lidhur dënimet e tyre me vaksinat: Një gjyqtar në Gjykatën e 19 -të në East Baton Rouge u ofroi disa të pandehurve mundësinë e vaksinimit në vend që të përfundonin orët e shërbimit në komunitet, me të cilat ishin dënuar.

Dy gjyqtarë në Ohajo kanë vendosur vaksinimin për lirimin me kusht. Në mënyrë të ngjashme, dy gjyqtarë të Xhorxhias po ulin dënimet për të vaksinuarit.

Në Nju Jork, gjyqtarët e Bronx dhe Manhattan urdhëruan të pandehurit e tyre të vaksinoheshin si kusht për të patur mundesi të kërkonin lirimin me depozitë dhe si pjesë e rehabilitimit të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit