Mbajti gruan dhe 2 djemtë 6 vite të ngujuar, Laçi: Ndiqja parimet e mia fetare

Mbajti gruan dhe 2 djemtë 6 vite…

Xherxh Laçi është cilësuar nga policia si radikalist, pasi akuzohet për dhunë në familje. Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

52-vjeçari tha se fëmijët dhe gruan i mbante të ngujuar pasi nuk donte që të infektoheshin. Më tej, ai tha që ka ndjekur parimet fetare.

Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht. 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit