Mbajti peng 21-vjeçaren në Astir, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

Mbajti peng 21-vjeçaren në Astir, ekstradohet nga…

Arnold Jaho është ekstraduar nga Barcelona drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit, Jaho është dënuar me 7 vite burg përmes dy vendimeve të Gjykatës së Tiranës, për mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar ndaj tij një urdhër ndalimi për veprat penale të heqjes së paligjshme të lirisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Emri i tij lidhet edhe me pengmarrjen e një 21-vjeçareje në zonën e Astirit. Për këtë ngjarje, Arnold Jaho ishte një prej pesë personave të shpallur në kërkim nga autoritetet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit