Mbajti peng dhe terrorizoi fëmijët në Durrës, alibia që ngre Aleks Marku në dëshminë e tij në polici

Mbajti peng dhe terrorizoi fëmijët në Durrës,…

Është zbardhur dëshmia e Aleks Markut, 40-vjeçari që u arrestua këtë të mërkurë, pasi mbante peng fëmijët e tij të mitir dhe i terrorizoi duke gjuajtur me kallash.

Në dëshminë e tij, ai ka ngritur si alibi se gruaja e tij e tradhtonte, teksa shtoi se i kishin shkuar dashnorët e saj në shtëpinë e marr me qera në Durrës për ta vrarë.

‘Unë me fëmijët kam katër ditë që qëndroja në shtëpi në plazh dhe fëmijët ishin shumë mirë me mua. Gruaja kishte ikur në Itali dhe kemi disa kohë që kemi debate me njëri-tjetrin. Nga debati i fundit që patëm ajo u largua për në Itali dhe unë mora fëmijët dhe erdhëm në Durrës. Ajo ka dashnor dhe prandaj doja t’i largoja fëmijët. Dje në shtëpi kanë ardhur dashnorët e saj për të na sulmuar dhe unë prandaj dola në dritare duke qëlluar që të largoheshin. Nuk i kam bërë gjë fëmijëve, thjesht djalin e mora me vete në ballkon kur po qëlloja, që ta kisha dëshmitar. Nuk jam treguar i dhunshëm me fëmijët’, ka deklaruar në polici Aleks Marku.

Ndërkohë që nga policia thonë se djalin, në momentin që qëllonte, po e mbante në ballkon dhe i kishte mbushur mendjen që nëse vinte policia, t’i tregonte  se disa burra kanë ardhur të na vrasin.

Pra, dhe djalin e ka përdorur për alibi dhe si “dëshmitar” duke u përpjekur ta mësonte se çfarë të thoshte në momentin që policia do të vinte.

Të gjithë ngjarje e ka bërë sepse dyshon që gruaja e tradhton, prandaj dhe është krijuar kjo situatë në familje sipas Markut dhe prandaj ka ndodhur ngjarja e djeshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit