Mbajtja e maskave, Presidenti Trump: Nuk mund të urdhërojë amerikanët... kanë liritë e tyre

Mbajtja e maskave, Presidenti Trump: Nuk mund…

I njohur për qëndrimin e tij kundër lojës globale me koronavirusin, Presidenti amerikan Donald Trump, u ka dhënë një tjetër goditje lobeve propandemisë.

Trump është zotuar publikisht se, nuk do t’i urdhërojë amerikanët që të mbajnë maska për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Ai tha për “Fox Neës” se, nuk është dakord me një vendim për të detyruar mbajtjen e maskës, duke thënë se, njerëzit duhet të kenë ‘një liri të caktuar’.

“Unë nuk e besoj këtë. Nuk do ta aprovoj domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës në gjithë vendin”,- ka thënë Trump në një program në “Fox News”.

Ai do të publikohet të dielën, raportoi “The Hill”.

I pyetur nga prezantuesi i programit rreth një deklarate të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) se, pandemia mund të vihet nën kontroll brenda 4-6 javësh nëse çdokush mban maska, Trump tha: “Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë”.

Komentet e tij erdhën pasi dr. Anthony Fauci, eksperti për sëmundjeve infektive pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, i bëri thirrje drejtuesve shtetërore dhe lokalë, që të detyrojnë njerëzit të veshin maska.

Një numër shtetesh, përfshi edhe ato me guvernatorë republikanë, kanë urdhëruar që mbajtja e maskës jashtë të jetë e detyrueshme.

Trump, u fotografua fundjavën e shkuar duke mbajtur maskë, pasi më parë i kishte rezistuar kësaj./Burimi: BBC/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit