Mbanin hapur lokalet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, gjobiten dy pronarë në Durrës

Mbanin hapur lokalet pas orarit të përcaktuar…

Dy pronarë lokalesh në qytetin e Durrësit janë gjobitur nga punonjësit e policisë pasi lokalet e tyre janë konstatuar të hapur edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvilluar kontrolle nga policia në lagjen 13, për të bërë të mundur që të respektohet orari i vënies së kufizimeve nga lokalet.
Si pasojë e mos respektimit të këtyre masave, është gjobitur me shumën prej 1.000.000 lekësh dhe është proceduar penalisht shtetasi B. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundështuar urdhërin e policisë për të hapur derën e lokalit.

Gjithashtu është gjobitur me shumën prej 1.000.000 lekësh edhe shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Njoftimi i Plotë

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për zbatimin e planit të masave gjatë sezonit turistik.

Ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Procedohet penalisht njëri prej pronarëve, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në kuadër të këtyre masave, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. T., 30 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, kanë konstatuar të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, lokalin e shtetasit B. T., i cili pasi ka dëgjuar thirrjen e Policisë nuk pranuar të hapë derën duke kundërshtuar urdhrin e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit