Mbante a*rmë e municione në makinë, policia prangos 'të fortin' nga Bulqiza

Mbante a*rmë e municione në makinë, policia…

Kishte ditë që shëtiste si “të fortët” me makinën e mbushur plot me fishekë dhe një automatik tip “Kallashnikov”, sa që kishte rënë edhe në sytë e policisë.

Por sot i riu nga 38-vjeçar nga Bulqiza, të cilit i kishte marrë “koka erë” e ka pësuar…

“I forti” i pakujdesshëm është arrestuar, dhe nga kjo aventurë rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg për akuzën e “armëmbajtjes pa leje dhe municioneve luftarake”.

Policia e ka njoftuar ndalimin e tij në flagrancë si dhe i ka komunikuar masën e arrestit 38-vjeçarit me inicialet L. M., banues në Gjoricë të Bulqizës.

Pas kontrollit në automjetin e tij, tip “Opel”, policia gjeti armën e zjarrit model “Kallashnikov” dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Image

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

“Bulqizë

Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Qarkullonte me arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit