Mbante dorezë hekuri me thikë dhe shkop bejzbolli, SHÇBA arreston një inspektor zjarrfikës 53 vjeçar në Fier (ARSYEJA)

Mbante dorezë hekuri me thikë dhe shkop…

Një punonjës i shërbimit zjarrfikës në Fier, konkretisht me detyren inspektor, është arrestuar nga SHÇBA ditën e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.R., 53 vjeç, i cili është arrestuar pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Korrupsion pasiv”. Mësohet se përsoni në fjalë i kërkonte para subjekteve për t’i mos i gjobitur.

Policia ben me dije gjithashtu se ketij shtetasi i jane sekuestruar nje doreze hekuri me thike te inkorporuara se bashku, shkop bejzbolli dhe nje sasi parash.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

Fier – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me prokurorët e SPAK arrestoi në flagrancë shtetasin K.R., 53 vjeç, me detyrë Inspektor i parandalimit në MNZSH pranë Bashkisë Fier.

Ai dyshohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Arrestimi u krye në funksion të procedimit penal nr. 170/2021 i zhvilluar nga SHÇBA, pas një hetimi proaktiv, prej të cilit u administruan të dhëna që implikonin shtetasin K. R. në veprimtari dhe akte korruptive të vazhdueshme ndaj disa subjekte private që ushtronin aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Fier, në fushën e tregëtisë me shumicë.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Nga hetimi disa mujor i SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë SPAK duke aplikuar metoda speciale, u bë e mundur organizimi dhe finalizimi i operacionit “Zjarrfiksi Gjobvënës”, në të cilin u realizua dokumentimi me prova ligjore i ndërveprimit korruptiv të kryer nga punonjësi i MNZSH, Inspektor K.R.

Nga veprimet proceduriale të kryera, u sekuestruan provat materiale:
– 32,000 lekë, e dyshuar si produkt i ndërveprimeve korruptive;
– Armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, e cila dyshohet se futet në kategorinë e armëve të ftohta pa leje;
– Shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

Shtetasi K.R. i mbante sendet e mësipërme me vete gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet proceduriale të përpiluara, i dërgohen për vijimin e hetimeve Prokurorisë SPAK.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bën thirrje të gjithë subjekteve private që janë cënuar apo cënohen nga veprime të tilla, të denoncojnë rastet pranë zyrave apo mjeteve të komunikimit të vëna në dispozicion nga SHÇBA.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit