Mbante të ngujuar gruan dhe dy fëmijët e mitur, publikohen pamje nga banesa e "ferrit"

Mbante të ngujuar gruan dhe dy fëmijët…

Xherxh Laçi është 52-vjeçari që u arrestua pasditën e sotme në Tiranë.

 I njohur me nofkën ‘ferri’, ai mbante të ngujuar bashkëshorten dhe dy djemt e tij të mitur.

Sipas fqinjëve, 52-vjeçari vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, dhe për familjen e tij kujdeseshin ata dhe të afërmit e familjes duke ju ofruar ushqime.

 Xherxh (Gjergj) Laçi dhunonte prej 6 vitesh sistematikisht gruan dhe fëmijët, duke i mbajtur të mbyllur dhe pa asnjë kontakt me botën e jashtme, duke i kërcënuar me armë të ftohta.

52-vjeçarin iu gjetën në banesë municion luftarak, 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit