
Sulmuesi francez Kylian Mbappe tha se transferimi i tij te Real Madridi është “një ëndërr e bërë realitet”
Ai theksoi se nuk u largua nga PSG i pakënaqur.
Kapiteni i Francës ka firmosur për pesë sezone me “Galaktikët”.
Kylian Mbappe, sulmues: Është zyrtare, unë do të jem lojtar i Realit për pesë sezonet e ardhshme! Është një kënaqësi e pamasë, një ëndërr e realizuar, ka shumë emocione! Jam shumë i lumtur, ndihem i lirë, i lehtësuar, jashtëzakonisht krenar që jam futur në një klub që gjithmonë kam ëndërruar t’i bashkohem. Faleminderit shumë, është e vërtetë që jam shumë i emocionuar që arrij në këtë klub të madh, një nga më të mirët në botë! Po bëhem pjesë e tyre me shumë përulësi.
“Los Blancos” konfirmuan të hënën se Mbappe kishte nënshkruar me ta si futbollist i lirë.
Me parisienët, 25-vjeçari, ka shënuar 256 gola në 308 paraqitje, ndërsa te madrilenët do të përfitojë 15 milionë euro neto në sezon. Por pagesa e tij vjetore do të rritet në mënyrë progresive, derisa sa ai të paguhet 20 milionë euro.