
Kanë mbërritur në vendin tonë pasditen e sotme edhe 259 qytetarë nga Afganistani.
Ministria e Jashtme bën me dije se janë fëmijë, burra e gra që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe tashmë janë stehuar përkohësisht në Shqipëri.
“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan Ministria e Jashtme.
Kujtojmë që numri i afganëve që ka mbërritur në vendin tonë është 903.