Mbërriti në spital në gjendje të rëndë, humb jetën vlonjati

Mbërriti në spital në gjendje të rëndë,…

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi u dërgua në gjendje të rëndë rreth orës 15:45 në spitalin e këtij qyteti. Dyshohet se shtetasi me iniciale L. H., 80 vjeç ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij, në fshatin Armen, në Vlorë.

Sipas policisë motivet që e kanë shtyrë 80-vjeçarin drejt këtij vendimi ekstrem ende nuk dihen. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi L. H., 80 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit