Mbërritja e kontigjentit të parë të afganëve në Rinas, Yuri Kim falenderon popullin dhe shtetin shqiptar

Mbërritja e kontigjentit të parë të afganëve…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar përmes një postimi në Twiter në lidhje me mbërritjen e kontigjentit të parë prej 121 personash të shtetasve afganë, të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rinas.

Kim shpreh falenderimet ndaj popollit shqiptar, duke theksuar se ShBA-të ndihen krenarë t’ju quajnë mik dhe aleat.

Postimi i plotë i Yuri Kim: Unë mirëprita grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit