Mbesa e Titos: Në Bosnjë, qytetarët serbë po armatosen si në vitin 1991

Mbesa e Titos: Në Bosnjë, qytetarët serbë…

Svetlana Broz, është mbesa e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz-Titos, teksa së fundi në një deklaratë për mediat në Bosnjë, ka komentuar ngjarjet e regjistruara në rajon. Sipas Svetlana Broz, në Bosnjë, qytetarët serbë po armatosen si në vitin 1991.

Svetlana Broz:

Më duket sikurse tre dekadat e fundit, si një fuçi baruti – gjë që nuk është aspak befasuese. Imagjinoni Gjermaninë që pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët e saj lanë Partinë Nacional Socialiste dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Hitlerit në pushtet. Kjo parti është ende e ndaluar me ligj edhe sot, dhe njëzet e tre nga njëzet e katër kriminelët e luftës të gjykuar në Nuremberg u dënuan me vdekje pas një gjyqi që zgjati tre vjet e gjysmë. Këtu ndodhi e kundërta: pas luftërave nga viti 1995 deri më 1999, të gjitha partitë kombëtare që organizuan luftërat dhe i bënë ato kanë mbetur në pushtet deri më sot. Dhe gjyqet e ICTY-së për krimet e luftës kanë zgjatur për gati tridhjetë vjet. Të gjitha në emër të të drejtave të njeriut të të pandehurve, të cilët vranë më shumë se 100 mijë qytetarë dhe u shpërngulën 2.5 milionë vetëm në Bosnje. Ideologët e këtyre krimeve në një numër të madh sundojnë ende sot Ballkanin Perëndimor, si anëtarë të mafies më të fortë të krimit të organizuar në Evropë, të zgjedhur nga qytetarë të frikësuar, me bekimin e së njëjtës BE. Idetë e Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe, të bazuara në pretendimet territoriale ndaj Bosnje, janë më të gjalla se kurrë më parë. Politikanët e paskrupullt janë gjithmonë të gatshëm, edhe tani, të sakrifikojnë qytetarë të panumërt për realizimin e tyre. Në Republikën Serbe, armët po shpërndahen për qytetarët këto ditë, ashtu si në vitin 1991.

Burimi: Monitor/Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit