Mbështetësit e tij u futën me dhunë në Kongres, reagon Donald Trump

Mbështetësit e tij u futën me dhunë…

Presidenti Donald Trump, ka reaguar në Twitter, pasi protestuesit pro tij, kanë hyrë brenda godinës së Kongresit, për të kundërshtuar çertifikimin e Joe Biden si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Trump u kërkon protestuesëve të jenë paqësorë.

“Ju kërkoj të gjithëve ju në Kapitol, që të jeni paqësor! Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi partia e ligjit dhe rendit. Respektoni ligjin dhe burrat dhe gratë me uniformë. Faleminderit”, shkruan Trump.

Në Kongresin amerikan, po mbahej mbledhja për çertifikimin e rezultatit zgjedhor, kur në godinë kanë hyrë mbështetës të presidentit Trump, duke thyer xhama dhe duke u përplasur me autoritetet.

Kongresi është izoluar dhe forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë.

Ligjvënësit ndërprenë menjëherë seancën dhe kapitoli është i izoluar.

Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit