Mbështetja për Navalnyn tensionon marrëdhëniet mes ‘rivalëve të përjetshëm’, Rusia notë proteste administratës së Biden

Mbështetja për Navalnyn tensionon marrëdhëniet mes ‘rivalëve…

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për kanalin shtetëror “Perviy” rikujtoi se ambasada e SHBA-së në Moskë ka bërë postime nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat mbështesin protestat e mbajtura nga mbështetësit e opozitarit rus të arrestuar, Alexei Navalny.

Duke theksuar se postimet në fjalë i kanë vlerësuar si “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Rusisë”, Zakharova tha se ambasadori i SHBA-së në Moskë, John Sullivan, është thërritur në ministri.

Duke e ftuar SHBA-në që t‘u përmbahet ligjeve të Rusisë, Zakharova bëri të ditur se “palës amerikane iu dorëzua notë proteste”.

Disa kompani amerikane të internetit kanë ndarë informacione “të rreme” lidhur me protestat, njoftoi Zakharova, duke shtuar se po shqyrtohen edhe këto pretendime.

Ambasada e SHBA-së në Moskë javën e kaluar nëpërmjet rrjeteve sociale postoi orën dhe vendet e protestave që do zhvilloheshin në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit