Mbështetje e personave LGBT+, qeveria plan kombëtar 7 vjeçar

Mbështetje e personave LGBT+, qeveria plan kombëtar…

Qeveria shqiptare ka miratuar një plan kombëtar 7-vjeçar në mbështetje të personave LGBTI+.

Ogerta Manastirliu njoftoi në një dalje për mediat për miratimin e një Plani Kombëtar 5- vjeçar të Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe Planin Kombëtar të Veprimit për mbështetjen e personave LGBT+.“ Qeveria shqiptare ka miratuar 2 plane veprimi. Planin për më shumë pjesmarrje dhe përfshirje për komunitetin rom dhe egjiptian. Është një plan 5-vjeçar dhe nga ana tjetër plani i dytë i veprimit është miratuar plani kombëtar i veprimit për mbështetjen e personave LGBTI+, i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e shoqërisë civile.

Ky është një plan veprimi 7-vjeçar, 2021-2027, i cili e vendos theksin te lufta kundër diskriminimit, homofobisë dhe që garanton aksesin e personave LGBTI+ në të gjitha shërbimet publike, arsim shëndetësi, drejtësisë dhe në programet e punësimit. Kjo do të bëhet e mundur në sajë të një buxheti specifik të vendosur nga qeveria shqiptare, por edhe në mbështetje me partnerët ndërkombëtarë”, tha Manastirliu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit