Mbetën të humbur në mes të Oqeanit, tre marinarët i shpëton... shenja

Mbetën të humbur në mes të Oqeanit,…

Ngjarje me fund të lumtur për tre marinarë.

Ata ishin bllokuar në një ishull të vogël, mes Oqeanit Paqësor.

Marinarët ishin nisur në një udhëtim prej 42 kilometrash, por më 30 korrik, kishin humbur rrugën e kishin mbetur në ishullin Pikelot, 90 kilometra në perëndim të destinacionit të tyre.

Por, të dielën e 2 gushtit, avionët që kaluan aty pranë vunë re shenjën “SOS” që kishin shkruar tre burrat.

Më pas, një helikopter shkoi me ushqim dhe ujë drejt tyre, e u bënë kontrollet për shëndetin si dhe identitetin e tyre.

Ata ishin në gjendje të mirë, dhe për fat të mirë ia dolën të shpëtoheshin.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit