Mbeti i izoluar në një pyll në Himarë, shpëtohet pas disa orësh turisti kolumbian

Mbeti i izoluar në një pyll në…

Turisti kolumbian që kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar, në terren të vështirë, në fshatin Dhërmi është lokalizuar nga policia.

Kujtojmë se mesditën e sotme, në sallën operative Himarë erdhi një telefonatë se një turist kolumbian kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur, në fshatin Dhërmi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e turistit kolumbian, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit