Mbeti i plagosur mes plumbave në Sarandë/ Shqiptaro-amerikani: Ishte si film aksion, nuk më erdhi askush në ndihmë

Mbeti i plagosur mes plumbave në Sarandë/…

Pak ditë më parë ku shqiptari me pashaportë amerikane, ku mbeti i plagosur nga një breshëri automatiku në një lokal në Sarandë, në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, ku dhe vetë pronari i lokalit u arrestua nga policia.

Ai ka publikuar një shkrim duke e dërguar në disa media, duke treguar tmerrin që e përjetoi para syve të tij në qytetin bregdetar, ku kishte vendosur që të kalonte disa ditë pushimi me të dashurën e saj, por ajo që i ndodhi ishte si në filma aksion.

Marin Jano rrëfen pritjen e pafund të Urgjencës ndërkohë që kishte marrë një plumb në fundshpinë dhe i rridhte gjak nga plaga, si dhe përballjen me mungesën e empatisë të mjekut dhe infermieres.

Rrëfimi i Janos:

Kam patur gjithmone një respekt e vlerësim të madh për punën e mjekëve e të infermierëve, të cilët kanë në dorë shëndetin dhe jetën tone. Une vetë kam në familje nje prej njerëzve me te dashur, gjyshen, e cila ka qene mjeke dhe ka nxjerrë përgjatë më shumë se 30 vjetëve me mijëra mjekë si pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise (pa harruar dhe nje njeri tjetër te afërt timin, qe eshte aktualisht mjek).

Ne momentet kur humanizmi i tyre, ndershmeria, profesionalizmi, serioziteti është vënë ne diskutim, i kam mbrojtur me vendosmëri duke patur parasysh, me sa duket, modelet e gjalla te mjekeve qe kam ne familjen time. Por, pas asaj që më ndodhi fundjaven e kaluar, ku m’u desh te perballesha drejtpërdrejt me sherbimin tonë mjekesor, gjithcka m’u përmbys.

Kisha vendosur ta lija vapën mbytëse të Tiranës për të kaluar nja dy dit në bregdetin e bukur të Sarandës. Duke u gdhirë 20 qershori, teksa po dilja bashkë me të dashurën nga një lokal i njohur në qender të qytetit, u ndodhëm sa hap e mbyll sytë në mes të një shkëmbimi zjarri me pistoleta e kallashnikovë. Një skenë që vetëm nëpër filma aksion e kisha parë. U shtrimë menjëherë në tokë dhe, duke tentuar të futeshim poshtë një makine per t’i shpetuar bresherise se plumbave, u plagosa në pjesen e fundshpines. Ashtu i plagosur e duke u zvarritur u riktheva në lokal për t’i ikur më të keqes e për të kërkuar ndihmë.

Meqenëse askush nga klientët e lokalit, por dhe ata të sherbimit nuk m’u afruan, kujtoj t’i kem telefonuar vetë 2-3 herë urgjencës (112) dhe policisë (129). Urgjenca fillimisht nuk m’u përgjigj në telefon, kurse policia po. Ndërkohe që gjaku rridhte e nuk dinte të mbaronte, duke shtypur plagën fort me dorë për të ndaluar hemorragjinë e teksa mundohesha të ruaja qetësine, vazhdoja t’i bija numrit të urgjencës. Dikur u përgjigjën e, ndërsa operatori me thoshte se ambulanca po vjen menjëherë, ajo nuk dukej e as dëgjohej kurrkund.

Kaluan kështu mes ankthit e frikës gati 20 minuta, por amublanca, sa isha aty, nuk erdhi kurre. Sic më thane më pas, distanca mes vendit ku unë gjendesha, dhe spitalit s’ishte as 5 minuta larg me makinë. Dola atëherë përsëri jashtë lokalit, ku u gjendën dy djem trima, njeri prej të cilëve taksist, që më mori e me dërgoi me urgjencë në spital.

Në gjendje shoku e me forcat që po më linin, kujtoj, megjithatë, që me shtruan ne dhomen e urgjences, ku nisën të më bënin serume, inxheksione dhe më pas nje skaner. Pas gati një ore me konfirmuan se isha plagosur me arme zjarri dhe duhet te nisesha me urgjence ne Tirane per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale per te hequr plumbin, qe më ishte futur rreth 10 cm ne trup. Me të mbërritur në spitalin e Tiranës, përsëri skaner e më pas 3 orë në pritje të operacionit.

Nderkohe qe prisja, fillova te pyesja mjekun për gjithcka më shqetësonte lidhur me shëndetin, me jetën time, me operacionin. Pas gjithë asaj që kishte ndodhur, isha i traumatizuar. Mjeku, me sa duket, u bezdis shume nga pyetjet e mia, saqe ne nje moment m’u kthye: “ Do rrish urtë apo ta lë fare? Ik në vend tjeter po deshe dhe bej analizat e operacionin”. U shtanga, pasi nuk e prisja nje pergjigje te tille. Kujtoj që i thashe: “ Doktor, mundohu të tregohesh pak empatik dhe të me kuptosh! Vere veten ne poziten time per nje moment!“. Fjalet e mija ranë në vesh të shurdhër. Me mire te mos flisja fare dhe te gjithe frikën, presionin, ankthin ta mbaja perbrenda. Ate bera, në fakt, e qepa gojen, s’fola me dhe prita deri sa më futën në sallë pas tre orësh. Operacioni shkoi mire dhe plumbi u hoq.

Aty nga pasditja me cuan ne një dhomë në repartin e kirurgjisë, në katin e fundit, nën një terracë përvëluese, mes dritaresh e dyersh të hapura kanat, ku nuk gjeje një kondicioner për be. Në atë nxehtësi sahariane ndejta 2 net e 3 dite. Gjate kesaj kohe mjeku kaloi nga dhoma ku isha shtruar, vetem një here për pak sekonda dhe në këmbë. Një here tjetër komunikuam ne dhomen, ku ai rrinte, ku kisha shkuar t’i kerkoja disa dokumenta, me idenë për t’u transferuar ne nje spital privat. “Une t’i jap letrat, por here tjeter ik direkt ne spital privat e mos hajde te operohesh ketu”, më tha gjithë nervozizëm.

Ngela pa gojë. Te gjithe e dime se, kur aksidentohesh, kur plagosesh me arme zjarri, me thike, nuk ka asnje spital privat qe te merr persiper, pasi te tilla nderhyrje kryhen vetem ne spitalet shteterore të specializuara. Gjithësesi, mjeku qe kete gje e dinte, nuk hezitoi te ma thoshte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit