Mbeti i plagosur në masakrën e Bllokut, Eljon Hato merret 10 orë në polici

Mbeti i plagosur në masakrën e Bllokut,…

Lëvizja me një makinë të blinduar dhe pa dokumentacion është bërë shkak për shoqërimin në polici të Eljon Hatos, person i njohur në Tiranë pasi mbeti i plagosur në përplasjen me armë të ndodhur në zonën e Bllokut në tetor 2018.

Pasi është mbajtur për disa orë në polici, Hato është lënë i lirë ndërkohë automjeti i blinduar është sekuestruar deri në zbardhjen e origjinës. Policia po heton edhe për një person tjetër që ka arritur ti shpëtojë ndalimit në vendin e ngjarjes.

Shoqërohet në policinë së Tiranës, Eljon Hato, njeriu që mbeti i plagosur në ngjarjen e datës 4 tetor 2018 në zonën e ish-Bllokut në lokalin “Monopol”.

Ora Neës mëson se më 10 maj efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e Hatos pasi ishte duke lëvizuar në rrugën “Xhanfize Keko”, me një automjet në dukje të blinduar. Në këtë foto duket edhe makina e blinduar tip “Benz-Mercedez”, që momentalisht ndodhet e bllokuar në policinë e Tiranës.

Pikërisht në këtë automjet me targa gjermane, në momentin e ndalimit ndodhej Eljon Hato, miku i tij Bardhyl Mavraj dhe një person tjetër që ka mundur ti shpëtojë punonjësve të policisë së Tiranës. Personi i larguar dyshohet se ka pasur armë me vete, por nuk është mundur të ndiqet nga forcat e policisë, për shkak se patrulla policore kishte neutralizuar vetëm dy personat e tjerë.

Hato dhe Mavraj janë  mbajtur për rreth 10 orë të shoqëruar duke u marrë në pyetje.

Pas përfundimit të kësaj procedure, ata janë lënë sërisht të lire ndërkohë që “Benzi” me targa gjermane, është bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe dyshimit se targat gjermane të përdorura në këtë mjet mund të jenë të falsifikuara.

Pritet që në ditët në vijim të qartësohet dhe origjina e këtij automjeti të blinduar me të cilin lëviznin tre personat, dy të shoqëruar dhe një i pa ndaluar nga policia.

Eljon Hato mbeti i plagosur rëndë në masakrën e ish-Bllokut, ku bashkë me të u plagos nga komandoja i ushtrisë, Marviol Bilo dhe miku i Hatos, Ervis Martini.

Ndërsa në këtë ngjarje si pasojë e goditjes me armë humbi jetën Fabian Gaxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit