Mbeti shtatzënë kur ishte 13 vjeç, flet adoleshentja: Jam një nënë e mirë, i jap gjithçka fëmijës!

Mbeti shtatzënë kur ishte 13 vjeç, flet…

Maddie Lambert, një vajzë 17-vjeçare, shumë e njohur në YouTube, e cila jeton në Fort Worth, Texas, është tashmë nënë e një vajze 3-vjeçare.

Adoleshentja ka rrëfyer sëfundmi vështirësitë që pati kur mësoi se ishte shtatzënë, atëhere vetëm 13 vjeç. Ajo tregon se në atë kohë mendoi ta abortonte fëmijën ose ta jepte atë në një shtëpi fëmije ku mund ta birësonin, mirëpo ndryshoi mendim. E gjitha ndodhi kur adoleshentja filloi të ndjente fëmijën brenda trupit. Maddie mendonte se njerëzit do t’i thoshin asaj se po “shkatërronte” jetën e saj, madje ka kaluar edhe një periudhë depresioni.

Ajo rrëfeu:

Kur unë mbeta shtatzënë, isha aq e frikësuar nga reagimi që do të merrja, dhe pata shumë reagime negative, shumë urrejtje. Kishte njerëz që më dërgonin klinikat e abortimit. Kështu që shumë njerëz mendojnë se unë jam një nënë e keqe vetëm sepse jam adoleshente, por kam të njëjtin kapacitet si kushdo tjetër në këtë botë. Një nënë e mirë është dikush që jep gjithçka për fëmijën.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit