Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Shkëlzen Kastrati me origjinë nga Kukësi, dyshohet se u vra për hakmarrje

Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Shkëlzen…

Shkëlzen Kastrati, viktima e atentatit që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Sheq në Fier, dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kastrati është me origjinë nga Kukësi dhe ka kaluar për çështje pune në Fier.

Ajo që është e çuditshme është fakti se viktima po udhëtonte me një automjet që nuk ishte regjistruar në emër të tij, po në emër të një personi tjetër, që hedh dyshimet se autorët e kanë ndjekur dhe planifikuar me detaje atentatin.

Gjithashtu, mësohet se në vitin 2016, një atentat i ngjashëm i është bërë vëllait të tij, por për fat të mirë ka shpëtuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit