Mbetje silikoni? Dalin pamjet nga xhamia e Et’hem Beut, punëtorët i futen ‘riparimit’

Mbetje silikoni? Dalin pamjet nga xhamia e…
Featured image of article: Mbetje silikoni? Dalin pamjet nga xhamia e Et’hem Beut, punëtorët i futen ‘riparimit’

Videoja që po shikoni vjen nga xhamia e Et’hem Beut për të cilën, sot është bërë një denoncim se ka pësuar krisje në minaret.

Dosja.al sjell pamjet nga xhamia, ku aktualisht shihet që dy persona po heqin pjesë mbi minaren e xhamisë, për të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore thanë se ihsin mbetje silikoni.

Siç duket në pamje, ata mbajnë një vegël pune në dorë dhe po sistemojnë gjithçka, me gjithëse nuk duket qartë.

Denoncimi u bë fillimisht me anë të disa fotove të postuara nga një arkitekt. Pas denoncimit të arkitektit Astrit Seranaj, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Arta Dollani, tha se ajo që shihet në foto nuk është një krisje, por mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse. Të njëjtën gjë përsëriti Veliaj më vonë./Dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit