Mbetjet kanë pushtuar Currilat, prej vitesh pa asnjë ndërhyrje nga Bashkia

Mbetjet kanë pushtuar Currilat, prej vitesh pa…

Një problem shqetësues, që sipas banorëve vijon prej vitesh, mbetet ende i pazgjidhur në lagjen nr. 1, në zonën e Currilave në Durrës.

Bëhet fjalë për mbetje të grumbulluara dhe të shtresuara prej një kohe të gjatë, duke krijuar një situatë që ka ngjallur shqetësim te banorët e zonës.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar këtë problem, duke dërguar edhe një video si dëshmi të situatës dhe duke kërkuar publikimin e saj, me shpresën se shqetësimi do të marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Sipas qytetares, problemi është ngritur disa herë pranë strukturave përkatëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e tij.

“E kemi ngritur disa herë këtë shqetësim, por askush nuk ka reaguar. Nuk dimë më se ku të drejtohemi”, shprehet ajo.

Përmes këtij denoncimi publik, banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe marrjen e masave për pastrimin e zonës, duke shpresuar që shqetësimi i tyre të mos mbetet më pa përgjigje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit